• петок, 05 декември 2025

Dronë ukrainas e sulmuan rajonin rreth Moskës, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se 98 janë rrëzuar

Dronë ukrainas e sulmuan rajonin rreth Moskës, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se 98 janë rrëzuar

Kiev, 1 nëntor 2025 (MIA) - Armata ukrainase gjatë natës, me fluturake luftarake pa pilotë  e sulmoi rajonin rreth kryeqytetit rus, Moskë, kumtoi sot agjencia gjermane e lajmeve DPA, ndërsa ky është sulmi i tillë i dytë për një javë.

Prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin mbrëmë në platformën Telegram kumtoi se disa fluturake pa pilotë janë rrëzuar.

Në pjesën më të madhe të qytetit Zhukovski, në juglindje të Moskës, furnizimi me energji elektrike ishte ndërprerë mbrëmë, ndërsa autoritetet e qytetit e sqaruan këtë me çkyçjen automatike të sistemit.

Qyteti fqinj Ramenskoe, gjithashtu në rajonin e Moskës, ishte goditur. Shërbimi ushtarak zbulues ukrainas HUR pohoi se me fluturake pa pilot ka dëmtuar naftësjellësin rreth Moskës, por Rusia nuk e konfirmoi këtë.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë sot kumtoi se gjithsej 98 fluturake ukrainase pa pilotë janë rrëzuar mbi territorin rus gjatë natës.

Forcat ajrore ukrainase sot kumtuan se regjistruan 223 fluturake luftarake pa pilotë të cilat janë afruar drejt hapësirës ajrore ukrainase gjatë natës dhe se kanë rrëzuar 206 prej tyre. radio stacioni "Suspilne" kumtoi se ka shpërthyer zjarr në fabrikën për përpunimin e gazit në Rajonin Poltavsk në Ukrainën qendrore. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан