• петок, 05 декември 2025

Drita polare në qiellin mbi Belgjikën veriore dhe Holandën

Drita polare në qiellin mbi Belgjikën veriore dhe Holandën

Bruksel, 13 nëntor 2025 (MIA) - Në qiellin mbi Belgjikën veriore dhe Holandë dy netë me radhë u regjistruan Dritat polare, të shkaktuara nga stuhitë diellore të cilat lëshojnë grimca të ngarkuara nga Dielli që vijnë në Tokë. 

Në rrjetet sociale janë paraqitur fotografi të qiellit të mbuluar me dritë rozë, për dallim nga ngjyra e zakonshme jeshile të Dritës polare.

Ekspertët për televizionin VRT shpjegojnë se ngjyra e Dritës polare varet nga thellësia e depërtimit të grimcave të ngarkuara në atmosferën e Tokës. Në mënyrë shtesë, sipas tyre, sytë e njeriut janë shumë më të ndjeshëm ndaj dritës jeshile, prandaj njerëzit e shohin atë ngjyrë më shpesh, sesa rozën. 

Arsyeja e kësaj drite është një shpërthim masiv në Diell disa ditë më parë, i cili shkaktoi stuhi diellore që krijojnë grimca të ngarkuara që arrijnë deri në Tokë. Grimcat e para të ngarkuara nga Dielli u përplasën me atmosferën e Tokës të martën në mbrëmje, duke krijuar Dritat polare. 

Zakonisht kjo dritë paraqitet në qiell në kuadër të Rrethit polar, por në vitet e fundit, paraqitje të tilla të dritave janë vërejtur në jug të kësaj linje imagjinare.

Aktivitetet e Diellit arrijnë kulmin ciklisht në çdo 11 vjet dhe ato ditë janë në kulm. rq/

Foto: Iks

Остани поврзан