• недела, 11 јануари 2026

Drejtori i QMK-së uron të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Drejtori i QMK-së uron të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Krishtlindjeve.

"Me rastin e festës së madhe krishtere të Krishtlindjeve, ju dërgoj urime të sinqerta gjithë juve që e festoni. Ju uroj shëndet, paqe, gëzim familjar dhe mirëqenie", thotë ai në mesazhin e urimit.

Uroj që ditët festive, thekson Ali në mesazhin e urimit, të sjellin respekt të ndërsjellë, solidaritet dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан