• недела, 11 јануари 2026

Dr. Boshkovska: Duket se gripi po arrin kulmin, në Klinikën Kozle kapaciteti është pothuajse plotësisht i mbushur, janë shtruar në spital edhe foshnja

Dr. Boshkovska: Duket se gripi po arrin kulmin, në Klinikën Kozle kapaciteti është pothuajse plotësisht i mbushur, janë shtruar në spital edhe foshnja

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët në Kozle çdo ditë kontrollohen deri në 250 pacientë, ndërsa në sptal janë shtruar rreth 90 fëmijë, që do të thotë se kapaciteti i spitalit është pothuajse plotësisht i mbushur. Janë shtruar në spital pacientët me komplikime nga gripi - dehidratim, pneumoni dhe bronkoobstruksione. Disa fëmijë janë gjithashtu në mbështetje me oksigjen me maskë, ndërsa pjesa tjetër është në gjendje stabile. Ka edhe foshnja të shtruar në spital me bronkiolit me RSV, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës, Prof. Dr. Katerina Boshkovska. 

 Javën e kaluar, thekson ajo, duket se gripi po arrin kulmin, ndërsa për gjendjn e këzillë kontribuan edhe dhe festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, kur kishte tubime, shfaqje dhe aktivitete intensive për fëmijët në ambiente të mbyllura.

 

Shpjegon se simptomat e gripit zakonisht fillojnë papritur, me një temperaturë të rritur të trupit, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, rrjedhje nga hunda dhe kollë të thatë.

Një rekomandim për prindërit gjatë kësaj periudhe, thekson ai, është të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura, të ruajnë higjienën personale duke larë duart shpesh, të dezinfektojnë sipërfaqet, në ushqim të ketë fruta dhe perime të freskëta dhe të qëndrojnë në ajër të pastër. 

 "Gjatë shfaqes së simptomave të gripit, fëmijët nuk duhen të dërgohen  në çerdhe, ata duhen izoluar, duhet të ruhet hidratim i mirë me konsum të shtuar të lëngjeve dhe duhet të jepen ilaçe për temperaturën. Nëse simptomat zgjasin më shumë se tre deri në katër ditë ose përparojnë me shfaqjen e kollës intensive, frymëmarrjes së shpejtë ose të vështirë, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore nga një mjek familjar ose në urgjencën pediatrike, dhe nëse gjendja është serioze dhe kërkohet trajtim spitalor, ata me siguri duhet të drejtohen në institucionin tonë", shtoi Prof. Dr. Boshkovska.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан