• петок, 20 февруари 2026

DPHM: Këtë fundjavë më ftohtë - reshje të shiut dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male

DPHM: Këtë fundjavë më ftohtë - reshje të shiut dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) - Moti me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare do të përqendrohet edhe nesër. Nëpër disa pjesë të fushëgropës, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në ditët e fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. 

Sipas parashikimit, këtë fundjavë do të ketë reshje të dobëta lokale të shiur dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male.

"Temperatura e ditës do të ketë tendenca të rënies. Më pas, deri nga mesi i javës së ardhshme moti do të jetë stabil dhe thatë", informoi DPHM. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан