Dita e katërt e debatit të amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026
- Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amandamentit për Propozim-Buxhetin për vitin 2026. Në ditën e katërt, u shqyrtuan kryesisht amendamentet e paraqitura nga deputetët e Frontit Evropian, të cilat lidheshin me ndërtimin e rrjeteve të ujit dhe kanalizimeve dhe rikonstruimin e rrugëve lokale dhe rajonale.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amandamentit për Propozim-Buxhetin për vitin 2026. Në ditën e katërt, u shqyrtuan kryesisht amendamentet e paraqitura nga deputetët e Frontit Evropian, të cilat lidheshin me ndërtimin e rrjeteve të ujit dhe kanalizimeve dhe rikonstruimin e rrugëve lokale dhe rajonale.
Nuk u pranua asnjë amendament, ndaj të cilës reagoi deputetja Arbana Pasholi.
"Si deputetë, ne jemi zëri i popullit dhe jemi këtu për nevojat e qytetarëve. Nuk mund të kalojnë vetëm amendamentet e shumicës, dhe të mos ketë hapësirë për amendamentet e opozitës. Amendamentet e deritanishme janë një nevojë thelbësore për qytetarët, ato nuk janë luks", tha Pasholi.

Debati vazhdon pas pauzës së dhënë deri më orën 16:10.
Propozim-buxheti për vitin 2025, sipas paralajmërimeve, duhet të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s