• петок, 05 декември 2025

Dita e gjashtë e debatit të amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2026, seanca vazhdon pas pauzës

Dita e gjashtë e debatit të amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2026, seanca vazhdon pas pauzës

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot ditën e gjashtë me rend debaton për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2026. Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan tetë amendamente, por nuk morën mbështetje, ndërsa kryesisht ishin të lidhura me fushën e politikës sociale.

U shqyrtuan pesë amendamente, të dorëzura nga LSDM, të cilat mes tjerash kishin të bëjnë me sigurimin e mjeteve të investimeve kapitale në pjesën e mbrojtjes sociale, përkatësisht ndërtimin e shtëpive të pleqve dhe qendrave ditore, objekte nga fusha e mbrojtjes sociale, për transfere ndaj shoqatave për mbrojtje, për rritjen e kompensimit mujor për vitin 2026 për 10 për qind të të drejtave nga mbrojtja sociale sipas Ligjit për mbrojtje sociale dhe Ligjit për siguri sociale të të moshuarve, dhe mjete të destinuara për objektet e filluara infrastrukturore në njësitë e vetëqeverisjes lokale për vitin 2025, por edhe për fillimin e projekteve të reja në vitin 2026 në pjesën e mbrojtjes fëmijërore.

Amendamentet e dorëzuara nga deputeti i Të Majtës, Rexhep Ismaili, i referohen sigurimit të mjeteve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve për banim të të moshuarve, rritjen e normës së transfereve në Fondin për Sigurim Shëndetësor me qëllim që pastaj përmes zgjidhjes ligjore të rritet periudha e pushimit të lindjes nga nëntë në 12 muaj, si dhe rritja e mjeteve për shtesat e pagesës së kujdesit për një person tjetër.

Debati i amendamenteve duhet të vazhdojë pasdite pas përfundimit të takimit të punës me temën "Dhuna ndaj grave në politikë dhe zgjedhjet Linja "Qëndro i sigurt" zgjedhjet lokale 2025 - sfidat dhe hapat e mëtejshëm", e cila është në organizim të Klubit të deputetëve në bashkëpunim me Fondin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) Zyra Shkup dhe Qendra për internet, zhvillim dhe menaxhim të mirë.

Për Propozim-buxhetin janë dorëzuar rreth 200 amendamente. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind e PBB-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale.

Seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas njoftimeve, është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor. sa/

Foto: printskrin nga video

Остани поврзан