• сабота, 22 февруари 2025

"Dita e Eksportit" për afirmim më të madh të kompanive vendore eksportuese

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot organizon "Ditën e Eksportit", ngjarje kjo që tash e tutje tradicionalisht do të shënohet çdo vit për afirmim më të madh të kompanive vendore eksportuese.

 "Dita e Eksportit" do të fillojë me seancë pune të Këshillit Kombëtar të Eksportit dhe me promovimin e Klubit të Eksportuesve dhe Institutit të Eksportit si organe të specializuara që përbëjnë konceptin e ri të eksportit të Odës.

Në seancën e Këshillit Kombëtar për Eksport, siç paralajmëruan nga Oda Ekonomike, do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Odës Branko Azeski. Është paraparë që në kuadër të ngjarjes solemnisht të hapen edhe ambientet e Institutit të Eksportit.

 Këshilli Kombëtar i Eksportit paraqet një organ për dialog publik-privat në fushën e krijimit të politikave për avancimin e eksportit, forcimin e potencialeve eksportuese të ekonomisë vendase, inkurajimin e konkurrencës së kompanive të orientuara nga eksporti dhe pushtimin e tregjeve të reja. Përveç Azeskit si kryetar i Këshillit Kombëtar të Eksportit,  ka edhe përfaqësues nga sektori privat nga veprimtari të ndryshme të orientuara drejt eksportit, si dhe përfaqësues më të lartë të qeverisë dhe institucioneve qeveritare, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан