Diskutim: "Rrjeti i gjelbër i këshilltarëve: Partneritete për një të ardhme të gjelbër"
- Ngjarja "Rrjeti i gjelbër i këshilltarëve: Partneritete për një të ardhme të gjelbër" që synon të inkurajojë bashkëpunimin midis këshilltarëve të gjelbër lokalë dhe të hapë një dialog mbi sfidat kryesore që lidhen me ndotjen dhe shëndetin do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00, në hotelin "Holidej in" në Shkup, në organizim të Rinovimi demokratik i Maqedonisë - RDM.
Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Ngjarja "Rrjeti i gjelbër i këshilltarëve: Partneritete për një të ardhme të gjelbër" që synon të inkurajojë bashkëpunimin midis këshilltarëve të gjelbër lokalë dhe të hapë një dialog mbi sfidat kryesore që lidhen me ndotjen dhe shëndetin do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00, në hotelin "Holidej in" në Shkup, në organizim të Rinovimi demokratik i Maqedonisë - RDM.
Siç kumtojnë organizatorët, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin prezantime hyrëse dhe diskutime mbi tema me interes publik, siç janë "Ndotja e ajrit - Nga ku të fillojmë dhe si të rrisim presionin?", të cilat do t'i prezantojë Jane Dimeski, këshilltare në Komunën Qendër nga "Të pavarur së bashku", dhe "Shëndeti dhe ndotja e ajrit - Rreziku i padukshëm që e injorojmë", ku do të flasë Antoni Novotni, këshilltar në Komunën Qendër nga Rinovimi demokratik i Maqedonisë - RDM.
Pas pjesës hyrëse do të vijojë një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit kushtuar politikave lokale të gjelbra, shëndetit dhe cilësisë së ajrit. ls/
Foto: Poster