• четврток, 04 декември 2025

Diplomacia parlamentare paraqet mekanizëm të rëndësishëm për përforcimin e lidhjeve institucionale dhe mbështetjen e proceseve të reformës

Diplomacia parlamentare paraqet mekanizëm të rëndësishëm për përforcimin e lidhjeve institucionale dhe mbështetjen e proceseve të reformës

Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane realizuan takime të ndara me Delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme nga Senati i Mbretërisë së Spanjës, të udhëhequr nga Natalia Usero Peres.

Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, në takimin me Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Kryetari i Komisionit, Musa Xhaferi, theksoi se Spanja është një partner i qëndrueshëm, mik dhe mbështetës i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga miqësi e sinqertë, mbështetje politike dhe angazhim i përbashkët ndaj vlerave evropiane.

Pritet mbështetje e mëtejshme nga Spanja në kapërcimin e sfidave aktuale që lidhen me bllokadën nga Bullgaria në rrugën drejt BE-së. Fokusi i bisedës ishin gjithashtu sfidat me të cilat përballen vendet në luftën kundër korrupsionit dhe nevoja për veprim të përbashkët.

"Ne, si parlament, besojmë se dialogu i rregullt midis parlamentarëve të dy vendeve krijon një bazë të fortë për zhvillimin e proceseve demokratike, lehtëson mirëkuptimin e ndërsjellë dhe kontribuon në politika më të mira në interes të qytetarëve", përfundoi Xhaferi.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkovski, theksoi se takimi i sotëm përfaqëson mundësi të rëndësishme për të konfirmuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin e gjatë midis nëntë vendeve. 

"Me Spanjën ndajmë miqësi të sinqertë, partneritet konstruktiv dhe angazhim të përbashkët ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.. Në sferën ekonomike, nga njëra anë, bashkëpunimi ynë ka arritur rezultate pozitive, por ekziston edhe potencial i madh për zgjerim të mëtejshëm, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit, arsimit dhe teknologjive të gjelbra. Nga ana tjetër, në fushën e diplomacisë parlamentare, të dy parlamentet kanë një traditë komunikimi të frytshëme, takimet e nivelit të lartë, grupet e bashkëpunimit parlamentar përfaqësojnë një mekanizëm të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve institucionale dhe mbështetjen e proceseve të reformës", theksoi Zdrvakovski.

Natalia Usero Peres, theksoi se është këtu me interes dhe entuziazëm të madh për të mësuar rreth problemeve me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, propozimit francez dhe zgjidhjeve të mundshme që do të çojnë në integrimin e saj në BE.

"Anëtarët e Komisionit shprehën mirënjohjen e tyre që Spanja mbeti një mbështetëse parimore e perspektivës evropiane të vendit tonë dhe politikës së zgjerimit të Unionit, gjithashtu ishin të njëzëshëm se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbëjnë pengesë për procesin e aderimit", qëndron në kumtesë. mb/

Foto: Kuvendi i RMV

Остани поврзан