Dimitrieska-Koçoska do ta presë kolegun sllovak, Ladislav Kamenicki
- Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot do ta presë ministrin e Financave të Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kamenicki, i cili do të qëndrojë për vizitën e tij të parë zyrtare në vend.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot do ta presë ministrin e Financave të Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kamenicki, i cili do të qëndrojë për vizitën e tij të parë zyrtare në vend.
Siç njoftoi Ministria e Financave, të dy ministrat do të zhvillojnë takim kokë më kokë, pas së cilës do të ketë takim dypalësh të delegacioneve nga të dyja vendet.
"Fokusi i bisedimeve do të jetë thellimi i bashkëpunimit rajonal në zhvillimin e tregjeve të kapitalit, shkëmbimi i përvojave për rritjen e efikasitetit të mbledhjes së të ardhurave publike, si dhe përmirësimi i politikave në luftën kundër ekonomisë së fshehtë dhe evazionit fiskal", thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Pas takimit, të dy ministrat do të japin deklarata për mediat. mb/
Foto: MIA