• среда, 20 ноември 2024

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk ua paguan interesin kompanive, pikësynimi është që kompanitë të marrin kredi më të lira se ato që ofrojnë aktualisht bankat afariste

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk ua paguan interesin kompanive, pikësynimi është që kompanitë të marrin kredi më të lira se ato që ofrojnë aktualisht bankat afariste

Shkup, 19 nëntor 2024

Komunikimi me bankat vazhdon. Pritet që ato të prononcohen për normën e interesit dhe mundësinë e tyre që ajo të jetë në nivel më të ulët se 3.25%, si dhe të përcaktojnë disa finesa në lidhje me kriteret. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ftuar në TV Sitell, me ç’rast theksoi se nuk ka pasur asnjë problem gjatë bisedimeve me sektorin bankar dhe se ajo që nuk mund të dakordoheshin ishte afati i shlyerjes, por u gjet një zgjidhje e përbashkët.

“Në një farë mënyrë, me sektorin bankar, nuk mundemi të dakordohemi për afatin e shlyerjes, sepse secila bankë ka procedurat e saja të brendshme për marrjen e vendimeve ku varet fakti nëse bëhet fjalë për pajisje apo për objekte ndërtimore. Pikësynimi ishte të arrinim marrëveshje të përbashkët, ku do të përcaktonim se cilat do të ishin afatet, përkatësisht t’i pranojnë kushtet e njëjta me të cilat ne e morëm huanë, ku parashihet periudhë grejs prej 3 vjetësh dhe afat të shlyerjes prej 12 vjetësh. Në këtë mënyrë evitojmë situatën e largimit të klientëve nga një bankë në një bankë tjetër. Edhe ne, lidhur me këtë pjesë diskutuam. Në pjesën e interesit, Qeveria mbetet në qëndrimin nëse mund të gjendet mënyrë dhe të dakordohet me bankat në një farë mënyrë që dhe ato të kenë përgjegjësi shoqërore, me qëllim të nxitjes së investimeve më të mëdha. 

Ky ishte synimi i Kryeministrit dhe në këtë drejtim ka kërkuar që edhe bankat ta subvencionojnë pjesërisht interesin, ku nëse i shikojmë të gjitha linja kreditore të Bankës Zhvillimore, ato kanë qenë të subvencionuara nga Qeveria, duke përfshirë edhe atë të fundit, që u miratua si vendim i Qeverisë së kaluar më datë 25.07.2023, e që u subvencionua nga Qeveria, por në këtët rast, interesi ulet për 1 p.p. që financohet nga sektori bankar. Nuk kemi ofruar asgjë ndryshe nga ajo që është bërë deri më tani nga Banka Zhvillimore.  Kryeministri pati edhe një propozim të ri dhe do të shohim se si do të jetë reagimi i bankave lidhur me të. 

“Sigurisht që ne do e subvencionojmë normën e interesit dhe do të shohim se sa do të jetë ajo më e ulët që bankat të mund t’i plasojnë mjetet, qoftë edhe nën 3.25%”, theksoi ministrja.

Ajo thekson se nuk bëhet fjalë për subvencionimin e interesit për kompanitë që do të marrin kredi, por se firmat do të paguajnë interes më të ulët se sa është tani norma mesatare sipas së cilës i marrin mjetet nga bankat.

“Firmat do ta paguajnë interesin që do të jetë më i ulët se ai që marrin aktualisht nga bankat komerciale, që është mesatarisht 4.9%.

Mundësia është që tani ato të marrin interes më të ulët se 3.25% dhe të jetë maksimumi me të cilin sektori privat do të merrnin mjetet”, theksoi ministrja dhe nënvizoi se asnjëherë nuk bëhej fjalë që Qeveria ta paguajë normën e interesit ndaj kompanive. “Ajo theksoi se, pikësynimi është që të ofrohen kredi më të lira dhe të paguhet interes më i ulët”.

Gjatë intervistës, ministrja iu referua edhe Propozimit të buxhetit për vitin 2025, për të cilin sot fillon debati lidhur me amendamentet në kuadër të Komisionit të Financimit dhe Buxhetit.

Ministria e Financave

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Остани поврзан