Dimitrieska Koçoska: Projeskionet reale për rritje prej 3,5 për qind këtë vit dhe 3,8 për qind vitin e ardhshëm është provë se vendi lëvizë në drejtimin e duhur
- Kemi projeksione reale për rritje prej 3,5 për qind kët vit dhe 3,8 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa kjo është provë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kemi projeksione reale për rritje prej 3,5 për qind kët vit dhe 3,8 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa kjo është provë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
Në paraqitjen televizive në TV 24, ajo potencoi se megjithëse projeksioni për borxhin publik ishte 62,1 për qind, këtë vit do ta mbyllim nën 61 për qind, sipas saj, është një sinjal i qartë se Qeveria po punon me kujdes, në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Tashmë punojmë në përgatitjen e materialit e cila na nevojitet për emetimin e eurobondit dhe këtu parametrat në raport me të gjitha vendet fqinje janë të shkëlqyera. E dini, kur borxhi publik është shqetësues, kur keni rritje mesatare në shtatë vjet prej 1,6 ose 1, 8 për qind.
Pastaj borxhi publik bëhet shqetësim. Borxhi publik nuk na shqetëson, kur kemi parashikuar norma të rritjes prej 3,5, 3,8 për qind, të cilat do t’i arrijmë. Provë më të madhe se Qeveria punon siç duhet siç rritet PBB-ja, nuk ka. Është e qartë se normat e rritjes së PBB-së pasqyrojnë nëse politika është e mirë", deklaroi ministrja Dimisrieska Koçoska. rq/
Foto: MIA