Digjet rrokaqielli i gazetës "Vjesnik" në Zagreb: Shuarja do të zgjasë tërë ditën, pa rrezik nga shembja
- Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë rerth orës 23 në rrokaqiellin e gazetës kroate "Vjesnik" në Avenynë sllavone në Zagreb, i cili po përhapet vertikalisht dhe kaploi disa kate dhe kontruksionin e çatisë, për ç'shkak në shuarje janë përfshirë një numër i madh i zjarrfikësve dhe mekanizimit.
Zagreb, 18 nëntor 2025 (MIA) - Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë rerth orës 23 në rrokaqiellin e gazetës kroate "Vjesnik" në Avenynë sllavone në Zagreb, i cili po përhapet vertikalisht dhe kaploi disa kate dhe kontruksionin e çatisë, për ç'shkak në shuarje janë përfshirë një numër i madh i zjarrfikësve dhe mekanizimit.
Shkaku i zjarrit nuk dihet deri më tani, ndërsa shuarja dhe sanimi i pasojave pritet të zgjasë tërë ditën, lajmërojnë mediumet kroate.
Zjarri filloi nga çatia dhe u përhapë shpejtë në pjesën e mesme të ndërtesës dhe katet e mëposhtme. Gazetari Kresho Volareviq nga HRT ëajmëroi se zjarri është i jashtëzakonshëm. "Ka momente kur duket se gjithçka është shuar, ndërkaq më pas shpërthen përnjëherë, pjesë të fasadës po bien", lajmëroi HRT.
Në terren ndodhen qindra zjarrfikës me 30 automjete.
Shefi i Njësisë publike zjarrfikëse të Qytetit të zagrebit, Sinisha Jembrih, për Radion kroate e sqaroi situatën e ndërlikuar. Pas paraqitjes, zjarrfikësit u ngjitën në çati, filluan me shuarjen, por së shpejti vërejtën se zjarr ka edhe nën ta, që është jashtëzakonisht e rrezikshme.
"Kjo mund të tregojë se erdhi tek ndonjë gabim katastrofike, përkatësisht diçka në instalacione, kështu që ato instalacione në të vërtetë e shkaktuan zjarrin nëpër tërë vertikalen e ndërtesës, që është jashtëzakonisht e rrezikshme", sqaroi Jembrih.
Ai shtoi se për shkak të rrezikut, zjarrfikësit duhej të tërhiqeshin dhe ta shuanin zjarrin nga jashtë, që është më pak efikase, por e domosdoshme. Për momentin, shuarja po zhvillohet vetëm nga pozitat e jashtme për shkak të rënies së disa pjesëve të fasadës dhe xhamave.
Prefekti i Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq, i cili sot në mëngjes arriti para objektit, konfirmoi se dëmi është "total".
"Vazhdimisht po digjet në kate të ndryshme. Po shuhet nga brenda dhe nga jashtë. Nuk dihet për shkakun, ekzistojnë disa dyshime, por hetimi do ta konstatojë atë. Më e rëndësishmja është se nuk ka viktima në njerëz dhe rrezik për qytetarët", tha Tomasheviq.
Ai shtoi se pronari me shumicë më të madhe i ndërtesës është shteti, ndërsa statistikantët do të duhet të vlerësojnë nëse konstruksioni është për t'u shembur apo për t'u riparuar.
Sinisha Jembrih konfirmoi se nuk ka rerzik nga rrënimi i objektit, edhe pse bëhet fjalë për një prej simboleve të qytetit të Zagrebit.
Drejtoria për mbrojtje civile informoi se vatra po kontrollohet me termokamerë, ndërsa në vendin e ngjarjes është thirrur statistikanti i cili do ta vlerësojë gjendjen e konstruksionit. ab/
Foto: printskrin