• сабота, 06 декември 2025

Dhjetë persona janë hospitalizuar nga të cilët nëntë janë në gjendje kritike pas sulmit me thikë në Britani të Madhe

Dhjetë persona janë hospitalizuar nga të cilët nëntë janë në gjendje kritike pas sulmit me thikë në Britani të Madhe

Londër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Dhjetë persona janë hospitalizuar, nga të cilët nëntë me lëndime të rrezikshme për jetën, pas sulmit me thikë në një tren, që mbrëmë ka qarkulluar në qarkun anglez Kembrixh, rpaortoi Bi-Bi-Si.

Policia britanike mori telefonatën e parë për sulmin në trenin që qarkullonte nga Donkaster deri në Kings Kros në orën 19:39 sipas kohës lokale, pastaj ka mbërritur në vendin e krimit dhe ka arrestuar dy burra, raportojnë mediat britanike.

Më vonë policia kumtoi se dhjetë persona janë në spital, nga të cilët nëntë me lëndime të rrezikshme për jetën, citon Bi-Bi-Si. Për momentin nuk ka raste të vdekjes. Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe forcat për luftë kundër terrorizmit, shton Bi-Bi-Si.

 "Policët e armatosur menjëherë kanë reaguar ndaj incidentit para orës 20:00 dhe kanë arritur ta zënë sulmuesin, janë arrestuar dy persona. Kishte disa goditje me thikë", ka deklaruar Ben Obez-Xhekti, deputet në Parlamentin britanik nga Hantingdon.

Ai theksoi se është e dukshme që bëhet fjalë për një incident shumë serioz.

"Po udhëtoja me klasin ekonomik. Po dëgjoja muzikë dhe papritmas pashë njerëz që po vraponin pranë meje. Një burrë po i therte me thikë të gjithë ata që takonte. Disa prej nesh shikuan njëri-tjetrin, duke menduar se mund të ishte një shaka për Natën e shtrigave. Por nga shprehjet në fytyrat e tyre kuptuam se situata ishte serioze dhe filluam të vraponim. Të gjithë ishin në panik, disa nga të plagosurit po vraponin gjithashtu dhe na paralajmëronin të gjithëve", tha një dëshmitar okular. sa/

Foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан