• недела, 11 јануари 2026

Deri në orën 15:30 në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar 242 persona të sëmurë ose të pafuqishëm nga 249 votues të regjistruar

Deri në orën 15:30 në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar 242 persona të sëmurë ose të pafuqishëm nga 249 votues të regjistruar

Shkup, 10 janar 2026 (MIA) - Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe personat që vuajnë dënime me burg për Zgjedhjet e përsëritura lokale, po zhvillohet pa probleme dhe çdo votuesi i është mundësuar që pa pengesa të realizojë të drejtën e tij për të votuar, bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas të dhënave të arritura nga KSHZ deri në orën 15:30, nga gjithsej 94 persona të regjistruar në Institucionet ndëshkuese- përmirësuese, kanë votuar 44 persona.

Nga gjithsej 249 persona të sëmurë ose të pafuqishëm me të drejtë vote në katër komuna, Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë, deri në orën 15:30 të drejtën e tyre për të votuar e kanë realizuar 242 persona. Dy persona kanë votuar në Qendër Zhupë, 66 persona të sëmurë ose të pafuqishëm kanë votuar në Mavrovë Rostushë, 31 persona në Vrapçisht dhe 143 persona në Gostivar.

foto: MIA

Остани поврзан