• петок, 05 декември 2025

Dereban: Ligji për Këshillin Gjyqësor e kaloi të gjithë procedurën qeveritare dhe në seancën e fundit të Qeverisë është miratuar me konkluzion që të dërgohet për mendim deri te KE

Dereban: Ligji për Këshillin Gjyqësor e kaloi të gjithë procedurën qeveritare dhe në seancën e fundit të Qeverisë është miratuar me konkluzion që të dërgohet për mendim deri te KE

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ligji për Këshillin Gjyqësor e ka kaluar të gjithë procedurën qeveritare dhe në seancën e fundit të Qeverisë është miratuar, megjithatë si pretendent për anëtarësim në BE, kemi obligim dhe me konkluzion të Qeverisë është ngarkuar Ministria për Çështje Evropiane ta dorëzojë ligjin për mendim deri te Komisioni Evropian, lidhur me zbatimin e rekomandimeve që i kemi marrë nga Misioni vlerësues, deklaroi zëvendësministri i drejtësisë, Alen Dereban.

Ligji, siç theksoi zëvendësministri Dereban, është pjesë e paketës së reformave ligjore në sistemin gjyqësor me afat deri në qershor të këtij viti, ndërsa për të cilën kemi marrë edhe një periudhë shtesë njëvjeçare për shkak të arsyeve objektive.

"Ligji u përpunua nga grupet punuese të formuara nga Ministria e Drejtësisë, u mbajtën pesë diskutime publike, prej të cilave katër në zonën e të gjitha gjykatave të apelit. Ligji u përkthye dhe u dërgua në Komisionin e Venecias, u morën rekomandimet dhe të njejtat u përfshinë dhe u zbatuan në zgjidhjen ligjore. Ligji e kaloi të gjithë procedurën qeveritare dhe në seancën e fundit të Qeverisë u miratua, megjithatë, si pretendente për anëtarësim në BE, dhe me konkluzion të Qeverisë ngarkohet Ministria për Çështje Evropiane ta dorëzojë ligjin për mendim te Komisioni Evropian lidhur me implementimin e rekomandimeve që i kemi marrë nga Misioni vlerësues. Presim që në periudhë të shpejt pasi të dërgohet, të na rikthehet bashkë me eventualisht disa vërejtje, të cilat sërish do të përfshihen në zgjidhjet ligjore dhe menjëherë do të dërgohet në procedurë kuvendore",  deklaroi Dereban, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ngjarjes me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, të organizuar nga Zyra e Programit të Këshillit të Evropës në Shkup.

Në lidhje me konkursin e shpallur nga Kuvendi për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Gjyësor, Dereban tha se për momentin kemi një ligj në fuqi për Këshillin Gjyqësor dhe në përputhje me të njejtën kryetari i Këshillit Gjyqësor është i detyruar që më herët tre muaj para skadimit të mandatit të anëtarit të zgjedhur nga Kuvendi ta njoftojë Kuvendin, ndërsa Kuvendi ka detyrimin që brenda afatit të përcaktuar me ligj të shpallë konkurs. 

Në lidhje me ligjet e tjera të cilat janë pjesë e paketës së agjendës reformuese, Dereban tha, se vitin e kaluar Ministria e Drejtësisë intensivisht ka punuar në këto ligje reformuese dhe se në periudhën e ardhshme planifikohet të miratohet edhe Kodi i ri Penal. 

I pyetur nëse Ministria e Drejtësisë merr pjesë në analizat për ndryshimet ligjore që lidhen me pavarësinë financiare të gjyqësorit, Dereban tha, se Ministria e Drejtësisë po bën një analizë krahasuese dhe se një nga këto ligje është Ligji për Prokurorinë Publike, i cili, siç theksoi,  tashmë është dorëzuar për mendim dhe janë marrë rekomandime nga Komisioni i Venecias, si edhe Ligji për Këshillin buxhetor gjyqësor, të cilët janë në fazën përfundimtare. Grupet punuese, siç theksoi, po punojnë mbi këto ligje dhe pritet që shumë shpejt të fillohet drejt miratimit të tyre. qa/

Foto: MIA

Остани поврзан