• среда, 26 јуни 2024

Departamenti i Shtetit siguroi 404 milionë dollarë ndihma për civilët palestinezë në Gazë

Departamenti i Shtetit siguroi 404 milionë dollarë ndihma për civilët palestinezë në Gazë

Uashington, 11 qershor 2024  - SHBA-ja do të sigurojë ndihmë humanitare plotësuese prej 404 milionë dollarëve për civilët palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe rajonin, me çka ndihma e përgjithshme amerikane në tetë muajt e fundit është mbi 674 milion dollarë. 

"Si donatori më i madh i vetëm humanitar për popullin palestinez, ne e njohim nevojën urgjente për më shumë ndihmë për të arritur deri te civilët duke pasur parasysh kushtet e rënda humanitare dhe u bëmë thirrje të gjithë donatorëve të mbështesin operacionet për shpëtimin e jetëve të palestinezëve në Gazë dhe në rajon", thonë nga Departament i Shtetit në njoftimin e sotëm. 

Pakoja e re e ndihmës financiare do të ndihmojë në sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm, si dhe mbështetjes shëndetësore dhe psikosociale, edukimin dhe strehimoret. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан