Demfris i nënshtrohet një operacioni, do të mungojë deri në tre muaj
- Mbrojtësi i djathtë i Interit, Denzel Demfris (29) i është nënshtruar një operacioni në kyçin e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushës për dy deri në tre muaj, bëjnë të ditur mediat italiane.
Milano, 17 dhjetor 2025 (MIA) – Mbrojtësi i djathtë i Interit, Denzel Demfris (29) i është nënshtruar një operacioni në kyçin e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushës për dy deri në tre muaj, bëjnë të ditur mediat italiane.
Reprezentuesi holandez tashmë një kohë të caktuar ka problem me një dëmtim në kyçin e këmbës dhe pas konsultimit me specialistë ka vendosur t'i nënshtrohet një operacioni. Demfris është operuar të martën në Klinikën Fortius në Londër.
Demfris luajti ndeshjen e tij të fundit më 9 nëntor në kampionatin italian kundër Lacios.
Sipas mediave italiane, Interi do të përpiqet të angazhojë një mbrojtës në afatin kalimtar të dimrit i cili do të mbulojë krahun e djathtë, derisa Demfris të kthehet në fushë.
FOTO: EPA