Debati KNBE-MK: Evropa fillon në vend, kur flitet për eurointegrimet, mendohet në progresin dhe vendosjen e standardeve në të gjitha sferat e jetës
- Kur flitet për eurointegrimet, mendohet në progres, në përparim, në vendosjen e standardeve në të gjitha sferat e jetës, mendohet në jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Evropa fillon në vend, ndërsa reformat janë kusht ndërsa jo opsion, porositën pjesëmarrësit në Konferencën e tetë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut që sot mbahet në Kuvend me temën "Reformat nga ana tjetër e retorikës: Sfidat rajonale në rrugën drejt BE-së.
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Kur flitet për eurointegrimet, mendohet në progres, në përparim, në vendosjen e standardeve në të gjitha sferat e jetës, mendohet në jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Evropa fillon në vend, ndërsa reformat janë kusht ndërsa jo opsion, porositën pjesëmarrësit në Konferencën e tetë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut që sot mbahet në Kuvend me temën "Reformat nga ana tjetër e retorikës: Sfidat rajonale në rrugën drejt BE-së.
Ata e theksuan vlerën e reformave, ndërtimin e besimit institucional dhe bashkëpunimin e thelluar institucional si parakushte kyçe për progres drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekst të Planit të parë për rritjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Zëvendësministrja për Çështje Evropiane Viktoria Trajkov, e cila ishte njëra nga folëset në konferencë, tha se eurointegrimet janë progres dhe vendosje e standardeve në të gjitha sferat e jetës.
"Kur flitet për eurointegrimet, mendohet në progres, mendohet në përparim, në vendosjen e standardeve në të gjitha sferat e jetës dhe në fund, mendohet në jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Ky është mendimi që na udhëheq ne, por edhe shtetet e rajonit derisa investojmë përpjekjet tona për t'i zbatuar reformat e domosdoshme të cilat do të na sigurojnë inkuadrimin e dëshiruar në Union. Të gjithë e dimë se kjo rrugë nuk është e lehtë dhe se është e mbushur me vështirësi dhe sfida. Sfidat të cilat na mësuan edhe ende na mësojnë t'i shndërrojmë në mundësi", theksoi Trajkov.
Ajo tha se Qeveria punon me përkushtim në zbatimin e standardeve evropiane dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe bizneset.
"Jemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e reformave të cilat janë pjesë e Agjendës së Reformave, ndërsa të cilat për ne vlejnë një shans për t'u afruar në BE përmes zbatimit të standardeve dhe vlerave evropiane. Lista e reformave është e gjatë, por inkurajon ajo që një pjesë e këtyre reformave tashmë janë zbatuar, ndërsa një pjesë mbesin të zbatohen në periudhën e ardhshme", theksoi zëvendësministrja.

Në këtë periudhë, shtoi, fokusi është në plotësimin e 29 hapave deri në fund të vitit në fushat e menaxhmenit publik financiar, reforma në administratën publike, energjetikë, tranzicion digjital, zhvillim të sektorit të biznesit dhe reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe me plotësimin e këtyre hapave, do të lirohen 134 milionë euro shtesë për vendin tonë.
Trajkov tha se BE-ja na mbështet në përpjekjet tona për t'u anëtarësuar në të, por prandaj duhet t'i investojmë të gjitha kapacitetet tona, potencialet, njerëz, së bashku për ta realizuar këtë qëllimin tonë strategjik për të cilin me durim presim tashmë dy dekada.
Marija Petrushevska, deputete dhe nënkryetare e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane, tha se në këtë periudhë të kaluar, vendoset një theks i veçantë në procesin e integrimit evropian.
"Megjithatë këtë herë nuk është një proces njëkahësh, pikërisht sepse javën e kaluar dëgjuam se strategjia e zgjerimit të BE-së po punohet nga komiteti AFET prej ku, për dallim nga vera, dëgjuam mesazhe pëozitive që mund të ndikojnë shumë në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet të cilat aspirojnë një mesazh të rëndësishëm - që çështjet dypalëshe më në fund mund të shqyrtohen veçmas nga procesi i zgjerimit", tha Petrushevska.
Drejtori i Asociacionit sllovak për politikë të jashtme Tomash Strazhaj, ka folur për narrativën në Sllovaki ndaj Brukselit dhe se njerëzit atje kishin pritje joreale pas inkuadrimit të vendit drejt BE-së, veçanërisht në pikëpamje të standardit jetësor.
"Kur hymë ne, ishte paraqitur si hyrje në parajsë, megjithatë për disa vite situata ekonomike pritej të bëhet shumë më e mirë dhe një përqindje e madhe e njerëzve ndjehen të zhgënjyer sepse ende luftojnë me çështjet ekzistenciale. Ka përqindje të madhe të varfërisë dhe atë jo vetëm në Sllovaki, por edhe në vendet tjera anëtare. Prandaj pritjet e njerëzve ndoshta duhet të ulen në këtë kuptim. BE-ja nuk duhet të paraqitet si një bankomat me burime të pakufizuara parash", tha Strazhaj.
Por nga ana tjetër, shtoi ai, BE-ja dukshëm kontribuoi të transformohen shoqëritë tona dhe normalisht fondet e BE-së kontribuan për mirëqenien tonë dhe për përmirësimin e situatës ekonomike. "Disa ende kanë dyshime nëse BE-ja është një projekt i suksesshëm, megjithatë, ajo gjithsesi është", përfundoi Strazhaj.

Bojana Selakoviq, koordinatore nacionale e KNBE-Serbi, tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kemi dy shtete që kryesojnë në procesin e eurointegrimeve dhe tani është koha kur mund të shohet vullneti i BE-së dhe nëse ajo është serioze në lidhje me përfundimin e procesit të inkuadrimit me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Sipas saj, për shkak të situatës gjeopolitike, tani shohim se zgjerimi drejt Evropës Lindore është në fakt jë prioritet për Unionin.
Ermelinda Muçak nga Lëvizja Evropiane e Shqipërisë, ka folur për reformat që i ka zbatuar Shqipëria në rrugën drejt BE-së, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, siç është vetingu. Ajo kujtoi se Shqipëria i ka hapur të gjtihë kapitujt në negociata, duke përmbushur standardet e sakta.
Në konferencë morën pjesë edhe deputetë, ambasadorë, përfaqësues të lartë të ministrive, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, ekspertë nga gjyqësori, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave nga Sllovakia, Serbia dhe Shqipëria, komuniteti akademik, sektori civil dhe anëtarët e grupeve të punës të KNBE-MK.
Konferenca ishte ndarë në tre panel-diskutime, përmes të cilave u hapën tre çështje kyçe për përforcimin e besimit dhe solidaritetit në integrimet evropiane, për sundimin e së drejtës jashtë retorikës politike, si dhe për reformat ekonomike, konvergjenca dhe lidhshmëria rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor. sa/
Foto: MIA