Debat "E ardhmja e ndërmjetësimit në RMV: trendet dhe sfidat"
- – Këshilli Kombëtar për Ndërmjetësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot organizon ngjarjen “E ardhmja e ndërmjetësimit në RMV: trendet dhe sfidat”.
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Këshilli Kombëtar për Ndërmjetësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot organizon ngjarjen “E ardhmja e ndërmjetësimit në RMV: trendet dhe sfidat”.
Në ngjarje fjalim hyrës do të kenë koordinatori kombëtar për ndërmjetësim, Lupço Sotirovski dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban.
Gjithashtu, si folës do të marrin pjesë edhe Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor të RMV-së, Irina Trajkoska Strezoski, drejtoreshë në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Xhemali Saiti, gjykatës në Gjykatën Supreme të RMV-së, prof. dr.Angel Ristov, profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup dhe Milazim Mustafa, ndërmjetësues i licencuar. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s