DAP: Kthimi i mjeteve nga TVSH-ja Ime për tremujorin e tretë nuk është ndërprerë, as anuluar
- – Kthimi i mjeteve nga TVSH-ja Ime për tremujorin e tretë nuk është ndërprerë, as anuluar, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Prej atje theksojnë se në procesin e pagesës te një pjesë të specifikave është paraqitur problem teknik i cili kërkon përpunim të plotë të të njëjtëve.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Kthimi i mjeteve nga TVSH-ja Ime për tremujorin e tretë nuk është ndërprerë, as anuluar, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Prej atje theksojnë se në procesin e pagesës te një pjesë të specifikave është paraqitur problem teknik i cili kërkon përpunim të plotë të të njëjtëve.
“Njëherësh, nëse ka vetëm një urdhër ku një përdorues paraqitet me ndryshim të llogarisë bankare ose xhirollogarisë, e gjithë dërgesa kthehet sistematikisht dhe mjetet nuk u paguhen të gjithë përdoruesve që janë në të njëjtin urdhër si përdoruesi që ka bërë ndryshimin. Kjo sfidë është identifikuar tashmë dhe shërbimet kompetente po punojnë për ta kapërcyer atë. Qëllimi është të sigurohet pagesë e saktë dhe e drejtë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Pagesa për përdoruesit me të dhëna të vlefshme dhe të konfirmuara është duke vazhduar, ndërsa për pjesën tjetër do të bëhet menjëherë pasi të përfundojë përpunimi teknik”, thonë nga DAP-i.
Ju bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kryejnë ndryshim të bankës ose xhirollogarisë, menjëherë të bëjnë përditësim të të dhënave në sistem. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s