Bujqit grekë fillojnë bllokadë 48-orëshe në mbarë Greqinë - do t'i mbyllin vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki
- – Prej orës 10 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut, 11 sipas kohës lokale pritet që bujqit grekë ta mbyllin vendkalimin kufitar Niki drejt vendit tonë, ndërsa një orë më vonë edhe Evzonin, në kuadër të bllokadës 48-orëshe, gjegjësisht sot dhe nesër të bllokohet i gjithë rrjeti kombëtar rrugor, rrugët anësore dhe akset rrugore kyçe në Greqi, si dhe vendkalimet kufitare, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 8 janar 2026 (MIA) – Prej orës 10 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut, 11 sipas kohës lokale pritet që bujqit grekë ta mbyllin vendkalimin kufitar Niki drejt vendit tonë, ndërsa një orë më vonë edhe Evzonin, në kuadër të bllokadës 48-orëshe, gjegjësisht sot dhe nesër të bllokohet i gjithë rrjeti kombëtar rrugor, rrugët anësore dhe akset rrugore kyçe në Greqi, si dhe vendkalimet kufitare, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në Evzoni, traktorët e parkuar nga 1 dhjetori, të cilëve dje iu bashkëngjitën edhe nga katër vende të tjera për rreth, sipas informacioneve të fundit të MIA-s, pritet duke filluar nga ora 12 sipas kohës lokale ta bllokojnë qarkullimin për të gjitha veturat, për hyrje dhe dalje nga Greqia drejt vendit tonë, ndërsa për momentin nuk dihet sa do të zgjasë bllokada, duke pasur parasysh atë që bujqit, vendimet i marrin në vendin e ngjarjes dhe në moment të fundit.
E ngjashme është situata edhe në Niki (Megjitlia), ku bllokada do të fillojë një orë më herët dhe do të jetë për kamionë, automobila dhe autobusë, por sipas ANA-MPA, bujqit në mënyrë periodike do të hapin për qarkullim.
Vetëm në vendkalimin kufitar Dojran komunikacioni zhvillohet pandërprerë, duke pasur parasysh atë që aty nuk janë vendosur bllokada.
Të mbyllur do të jenë edhe vendkalimet kufitare drejt Bullgarisë, si dhe Kakavia drejt Shqipërisë.
Në pjesët e tjera të Greqisë, bllokada janë planifikuar në autostradën Selanik – Athinë, në autostradën Egnatia, në autostradat në Peloponez, si dhe autostrada në Greqinë perëndimore.
Protestat e bujqve zgjasin tashmë 40 ditë, duke pasur parasysh atë që filluan më 30 nëntor. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s