Britania dërgon aeroplanë shtesë "Tajfun" në Katar dhe helikopterë në Qipro, lejon aeroplanët e ShBA-së të përdorin bazat e saj
- Kryeministri britanik Kir Starmer sot deklaroi se Britania e Madhe po dërgon katër aeroplanë luftarakë shtesë "Tajfun" për t'u bashkuar me skuadronin britanik në Katar. Helikopterët "Vajldket" me kapacitete kundër dronëve do të mbërrijnë nesër në Qipro, tha ai, dhe anija luftarake "HMS Dragon" po vendoset në Mesdhe. Starmeri shtoi se Britania e Madhe i ka lejuar ShBA-së të përdorë bazat britanike "për të kryer operacione mbrojtëse".
Londër, 5 mars 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot deklaroi se Britania e Madhe po dërgon katër aeroplanë luftarakë shtesë "Tajfun" për t'u bashkuar me skuadronin britanik në Katar.
Helikopterët "Vajldket" me kapacitete kundër dronëve do të mbërrijnë nesër në Qipro, tha ai, dhe anija luftarake "HMS Dragon" po vendoset në Mesdhe.
Starmeri shtoi se Britania e Madhe i ka lejuar ShBA-së të përdorë bazat britanike "për të kryer operacione mbrojtëse".
"Ne do ta mbajmë këtë mburojë mbi popullin britanik në rajon dhe aleatët tanë", theksoi ai.
Qeveria e Britanisë së Madhe, tha ai, po punon çdo ditë për të "forcuar" dhe "nxjerë njerëzit" nga rajoni i Gjirit.
Foto: Arkivi i MIA-s