• сабота, 25 јануари 2025

Bozhinovska-Atanasovski: Prioritete të përbashkëta për qëndrueshmëri energjetike dhe zhvillim lokal

Bozhinovska-Atanasovski: Prioritete të përbashkëta për qëndrueshmëri energjetike dhe zhvillim lokal

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Mundësitë për zbatimin e projekteve për efikasitet energjetik, si dhe nevoja për avancimin e infrastrukturës energjetike në Makedonska Kamenicë, me qëllim të sigurimit të stabilitetit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bashkësive lokale, ishin tema të bisedës në takimin e punës së ministres për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, Sanja Bozhinovska me kryetarin e Komunës së Makedonska Kamenicës, Dimço Atanasovski.

Makedonska Kamenica, si rajon i minierave me potencial të madh energjetik, është theksuar si shembull për zhvillim lokal i cili mund të kontribuojë ndaj qëllimeve energjetike nacionale.

"Komunat janë partner i rëndësishëm në përpjekjet për transformim të qëndrueshëm energjetik", ka theksuar ministrja Bozhinovska.

Për plotësimin e prioriteteve nacionale, siç citohet në kumtesën e Ministrisë, është e nevojshme përmes projekteve dhe mbështetjes së përbashkët të modernizohen sistemet energjetike lokale dhe të krijohen mundësi të reja për zhvillim të minierave në pajtim me standardet më të larta ekologjike.

Kryetari i komunës Atanasovski theksoi nevojën e vazhdimit të aktiviteteve investuese për përmirësimin e infrastrukturës në Makedonska Kamenicë që të sigurohet cilësi më e mirë e jetës së qytetarëve dhe zhvillim më i fortë ekonomik i rajonit.

Ministria e Energjetikë,s siç theksohet në kumtesë, mbetet e përkushtuar në zhvillimin e bashkësive lokale përmes qasjes gjithëpërfshirëse dhe projekteve të cilat sjellin përfitime afatgjate për qytetarët. sa/

Foto: Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale

Остани поврзан