Bozhinovska: Reformat energjetike po hyjnë në një fazë të përshpejtuar – kemi plan, kemi rregull, kemi siguri
- Shkëmbimi i përvojave, koordinimi i donatorëve, shqyrtimi i aktiviteteve të realizuara dhe përcaktimi i prioriteteve për ciklin e ardhshëm të reformave, me fokus në përshpejtimin e reformave energjetike dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, ishte qëllimi i takimit të sotëm të Grupit sektorial të punës për energjinë, të organizuar nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para në sallën ceremoniale të Qeverisë. Në ngjarje morën pjesë institucione kryesore nga sektori i energjisë, komuniteti i donatorëve, institucione financiare ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Shkëmbimi i përvojave, koordinimi i donatorëve, shqyrtimi i aktiviteteve të realizuara dhe përcaktimi i prioriteteve për ciklin e ardhshëm të reformave, me fokus në përshpejtimin e reformave energjetike dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, ishte qëllimi i takimit të sotëm të Grupit sektorial të punës për energjinë, të organizuar nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para në sallën ceremoniale të Qeverisë. Në ngjarje morën pjesë institucione kryesore nga sektori i energjisë, komuniteti i donatorëve, institucione financiare ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë.
Në kuadër të takimit, informoi Ministria, u prezantuan aktivitetet që lidhen me harmonizimin me legjislacionin evropian, tregun e brendshëm të energjisë, zbatimin e Agjendës së reformave dhe progresin në përgatitjen e Planit kombëtar për energjinë dhe klimën (NECP).
MEPSO, EVM dhe MEMO informuan rreth zhvillimit të projekteve në fushat e tyre, përfshirë procesin market coupling, përmirësimin e sigurisë së furnizimit, modernizimin e rrjetit të transmetimit dhe hulumtimit dhe inovacionin në bashkëpunim me komunitetin akademik.

Ministrja Sanja Bozhinovska tha se periudha e vonesave dhe improvizimeve në sektor ka përfunduar.
"Po ndërtojmë një sistem energjetik që ofron stabilitet, besim dhe qëndrueshmëri. Ligji i ri i Energjisë, investimet në burime të rinovueshme dhe bashkëpunimi aktiv me partnerët ndërkombëtarë janë mjete kyçe me të cilat po përshpejtojmë reformat dhe po përgatisim vendin për të ardhmen energjetike", theksoi ministrja Bozhinovska.
Ministrja prezantoi detaje për rezultatet e arritura në periudhën e kaluar, mes të cilëve: investimet e filluara në kapacitetet diellore dhe të erës në bashkëpunim me KfW, BERZH dhe BEI; fillimin e projekteve kritike të infrastrukturës, siç është ndërkonektori me Greqinë dhe përshpejtimi i proceseve për ndërkonektorin me Serbinë; përgatitjen e një plani kombëtar për rikonstruksionin e ndërtesave publike me fokus në efikasitetin e energjisë; progresin në proceset për një tranzicion të drejtë me hapa konkrete në terren.
"Çdo kilovat që nuk e konsumojmë vlen sa njejtë sa kilovati që do ta prodhojmë", theksoi Bozhinovska.
Po ashtu, Ministrja prezantoi prioritetet kryesore për periudhën e ardhshme: finalizimin e ligjeve; vazhdimin e dinamikës së investimeve në burime të rinovueshme dhe rrjete; digjitalizimin e proceseve; përmirësimin e eficiencës energjetike; zhvillimin e ndërkoneksioneve; monitorim më të fuqishëm dhe përmbushjen e afateve.

Pjesëmarrësit e përshëndetën progresin dhe theksuan nevojën për koordinim të mëtejshëm në realizimin e qëllimeve të përbashkëta: një treg i integruar i energjisë, efikasitet më i lartë, siguri energjetike dhe përfshirjen e vazhdueshme të teknologjive dhe inovacioneve të reja. qa/
Foto: MEMLP
Учесниците го поздравиле напредокот и ја нагласиле потребата од понатамошна координација во реализирањето на заедничките цели: интегриран енергетски пазар, повисока ефикасност, енергетска безбедност и континуирано вклучување на нови технологии и иновации.вј/вг/
Фото: МЕРМС