• сабота, 22 февруари 2025

Bozhinovska me përfaqësuesit e bankës gjermane KfW: Mbështetje për rentabilitet të EMV-së dhe investimet në burimet e rinovueshme

Bozhinovska me përfaqësuesit e bankës gjermane KfW: Mbështetje për rentabilitet të EMV-së dhe investimet në burimet e rinovueshme

 Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, pati takim pune me përfaqësues të Bankës gjermane KfW, në të cilin u bisedua për mundësitë për investime të ardhshme në sektorin energjetik, si dhe për mbështetjen e bankës në procesin e transformimit të SHA EMV në një kompani profitabile dhe moderne.

Në takim,  përfaqësuesit e KfW-së konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim me Maqedoninë në fushën e energjisë së qëndrueshme. Ata theksuan rëndësinë e investimeve strategjike që do të kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe një tranzicion të përshpejtuar drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). 

 Banka KfW tashmë po merr pjesë në projekte të rëndësishme energjetike në vend, si financimi i fazës së dytë të parkut të centralit me erë të Bogdancit dhe ndërtimi i termocentralit fotovoltaik Manastir 2. Këto investime, me vlerë 55 milionë euro, do të sigurojnë kapacitete shtesë të energjisë së rinovueshme, duke forcuar pavarësinë energjetike të vendit.

Parku i centralit me erë i Bogdancit, me turbinat e reja, do të rrisë prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa termocentrali fotovoltaik Manastir 2, i cili do të përfundojë në vitin 2027, do të prodhojë deri në 90 GWh në vit - mjaftueshëm për të furnizuar 20.000 familje. 

 Nga Banka KfW e theksuan përkushtimin për mbështetjen e qeverinë së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e qëllimeve klimatike dhe energjetike, të harmonizuara me standardet evropiane.

Takimi përfundoi me marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e investimeve në burimet e rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në nivel kombëtar, theksohet në kumtesën e MEMBM-së. 

 Foto: MEMBM

 

Остани поврзан