Boris Xhonsoni: Evropa nuk duhet të "skandalizohet" nga Trampi, por ta ndihmojë të ndalojë luftën në Ukrainë
- Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, në postimin e sotëm në Iks, i ka bërë thirrje Evropës që të mos "skandalizohet" nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp dhe ta ndihmojë atë t'i japë fund luftës në Ukrainë.

Londër, 19 shkurt 2025 (MIA) - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, në postimin e sotëm në Iks, i ka bërë thirrje Evropës që të mos "skandalizohet" nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp dhe ta ndihmojë atë t'i japë fund luftës në Ukrainë.
"Gjithsesi se Ukraina nuk e filloi luftën.Kjo do të ishte si të thuash se SHBA-ja e sulmoi Japoninë në Perl Harbor", ka shkruar Xhonsoni, duke iu referuar deklaratës së Trampit se Ukraina e ka filluar luftën.
"Kuptohet, vendi i cili i nënshtrohet një pushtimi të dhunshëm nuk duhet të organizojë zgjedhje. Nuk ka pasur zgjedhje të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 1935 deri në vitin 1945", shkroi ai, si përgjigje të kërkesës së Rusisë, të mbështetur nga Trampi për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.
"Kuptohet, rejtingu i Zelenskit nuk është 4%. Është në të vërtetë njësoj si ai i Trumpit", vuri në dukje Xhonsoni, duke aluduar në pretendimin e Tramp se Zelenski ka vetëm katër për qind mbështetje në vendin e tij.
"Deklaratat e Trampit nuk synojnë të jenë historikisht të sakta, por të tronditin evropianët, duke i shtyrë ata të ndërmarrin veprime", vlerëson Xhonsoni.
"SHBA mund të ketë qasje në 300 miliardë dollarë në asetet e ngrira ruse - kryesisht në Belgjikë. Këto janë para të gatshme që duhet dhe duhet të përdoret për të bërë pagesa ndaj Ukrainës dhe për të kompensuar mbështetjen amerikane", theksoi Xhonsoni, duke pyetur: "Pse Evropa po pengon lirimin e parave të Putinit?"
Sipas tij, Belgjika, Franca dhe vende të tjera evropiane po bllokojnë këtë proces, të cilin ai e quajti "absurd".
"Duhet të bëhemi seriozë dhe shpejt", porositi Xhonsoni, i cili prej kohësh e mbështet Trampin.
Foto: printskrin