• четврток, 25 декември 2025

Bolsonaro lirohet nga paraburgimi për trajtim mjekësor

Bolsonaro lirohet nga paraburgimi për trajtim mjekësor

Sao Paulo, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Brazilit, Aleksandar de Morais, i ka lejuar ish-presidentit të krahut të djathtë Zhaair Bolsonaro të largohet nga qendra e paraburgimit për t'iu nënshtruar një operacioni, njoftuan mediat lokale.

Vendimi i gjykatës supreme është përgjigje ndaj një kërkese javën e kaluar nga avokatët e Bolsonaros, të cilët gjithashtu i kërkuan gjykatës të lejonte ish-presidentin të vuajë dënimin e tij nën "arrest shtëpiak humanitar".

Bolsonaro në shtator u dënua me 27 vjet burg për komplotimin e një grushti shteti pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022 ndaj Luiz Inasio Lula da Silva. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан