• четврток, 25 декември 2025

Bisedimet për Ukrainën kalojnë në fazën tjetër në Majami

Bisedimet për Ukrainën kalojnë në fazën tjetër në Majami

Majami, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Negociatat për zgjidhje paqësore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, gati katër vjet pas invazionit të Moskës, po hyjnë sot në fazën e ardhshme.

Pas bisedimeve midis vendeve kryesore evropiane, SHBA-së dhe Ukrainës në Berlin javën e kaluar dhe të hënën, negociatorët amerikanë tani duan të diskutojnë rezultatet me përfaqësuesit rusë në Majami të Floridës.

Një zyrtar i lartë amerikan tha disa ditë më parë se ata duan të takohen në grupe pune, transmeton DPA. Pritet që të jenë të pranishëm edhe përfaqësues ushtarakë. SHBA shihet si ndërmjetësues në konflikt.

Në Florida pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë ukrainase dhe evropiane.

Mediat amerikane paralajmërojnë se është planifikuar takim me përfaqësuesin special të presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, Stiv Uitkof në të cilin pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Britania e Madhe dhe Franca.

Negociatat janë fokusuar në dy çështje kryesore: garancitë e sigurisë dhe çështjet territoriale. Sipas të gjitha palëve, është arrit përparim në garancitë e planifikuara në rast të një armëpushimi.

Evropianët janë ofruar të formojnë një "forcë shumëkombëshe" me mbështetjen e SHBA-së për të garantuar siguri në tokë, në det dhe në ajër në Ukrainë.

Foto: DPA

 

Остани поврзан