Biletat për KB 2026 nuk do të garantojnë viza për hyrje në SHBA
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se blerja e biletave për Kampionatin botëror në vitin 2026 nuk garanton se shtetasit e huaj do të marrin viza për të hyrë në vend.
Uashington, 18 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se blerja e biletave për Kampionatin botëror në vitin 2026 nuk garanton se shtetasit e huaj do të marrin viza për të hyrë në vend.
"Do të bëjmë proces të njejtë të kontrollit si edhe me të gjithë shtetasit e tjerë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", deklaroi Rubio.
Funksionari, gjithashtu, theksoi se poseduesit e biletave për Kampionatin botëror në vitin 2026 do të kenë prioritet për aplikime për viza. Rubio i këshilloi të aplikojnë sa më parë. Intervistat do të mbahen 6-8 javë pas aplikimit.
Kampionati botëror do të mbahet prej 11 qershorit deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. ab/
Foto: ЕPА