Bi-Bi-Si i kërkon falje Trampit për montimin e fjalimit, por hedh poshtë padinë për shpifje
- Bi-Bi-Si-ja britanike i ka kërkuar falje Donald Trampit mbrëmë për montimin e një fjalimi ku shihet sikur angazhohet për dhunën, duke u përpjekur të eliminojë kërcënimin e veprimeve ligjore, por tha se nuk kishte bazë për një pretendim për shpifje.
Londër, 14 nëntor 2025 (MIA) - Bi-Bi-Si-ja britanike i ka kërkuar falje Donald Trampit mbrëmë për montimin e një fjalimi ku shihet sikur angazhohet për dhunën, duke u përpjekur të eliminojë kërcënimin e veprimeve ligjore, por tha se nuk kishte bazë për një pretendim për shpifje.
Bi-Bi-Si tha se drejtori Samir Shah i ka dërguar një letër Shtëpisë së Bardhë ku i kërkon falje qartë Trampit në emër të kompanisë për montimin, duke shtuar se transmetuesi nuk kishte plane për të publikuar dokumentarin Panorama në ndonjë nga platformat e tij.
"Ndërsa Bi-Bi-Si shpreh keqardhje të sinqertë për mënyrën se si u montua klipi, ne besojmë fuqimisht se nuk ka bazë për shpifje", kumtoi Bi-Bi-Si.
Akuzat e brendshme për paragjykime në Bi-Bi-Si, përfshirë mënyrën se si fjalimi i Trampit në vitin 2021 u montua ditën kur mbështetësit e tij mbushën Kapitolin, detyroi dy nga drejtuesit e lartë të saj të jepnin dorëheqje, ndërsa Trampi të kërcënonte me padi prej një miliard dollarë.
Kujtojmë se ditën kur shpërtheu skandali, drejtori i përgjithshëm i Bi-Bi-Si-së, Tim Dejvi dhe drejtoresha ekzekutive e Bi-Bi-Si njuz, Debora Ternes dhanë dorëheqje.
Avokatët e Trampit i thanë Bi-Bi-Si-së të tërhiqet Panorama, t'i kërkohet falje presidentit dhe të paguhet dëmshpërblim përkatës, ose të përballen me padi që të paktën shkon deri në 1 miliard dollarë dëmshpërblim.
Foto: arkivi i MIA-s