Benzema nuk e përjashton rikthimin te Real Madridi
- Futbollisti francez, Karim Benzema nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen për t'u kthyer tek Real Madridi.
Madrid, 18 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti francez, Karim Benzema nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen për t'u kthyer tek Real Madridi.
"Është i mundur kthimi në Real Madrid? Nëse Florentino është atje, kjo mund të ndodhë. Asnjëherë nuk do t'i thosha Perezit. Unë jam tifoz i Real Madridit, e ndjej në shpirt këtë. Madridi është akoma qyteti im, do të shohim se çka do të ndodhë", deklaroi Benzema për "AS".
Lojtari 37-vjeçar i klubit Al-Itihad luajti për Real Madridin prej vitit 2009 deri në vitin 2023. Në atë periudhë, ai fitoi katër tituj në La Liga, tre tituj në Kupën e mbretit dhe pesë tituj në Ligën e kampionëve. Ai e fitoi Topin e artë në vitin 2022.
Benzema luajti 648 ndeshje për Real madridin dhe shënoi 354 gola. ab/
Foto: ЕPА