Belingem dhe Foden u kthyen në kombëtaren angleze
- Seleksionuesi anglez Tomas Tuhel e publikoi sot listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2026.
Londër, 7 nëntor 2025 (MIA) - Seleksionuesi anglez Tomas Tuhel e publikoi sot listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2026.
Në kombëtaren angleze kthehen futbollistët Xhud Belingem dhe Fil Foden, ndërsa mesfushori i Bornemouthit, Aleks Skot ka marrë thirrje debutuese, njoftoi sot Federata e futbollit FA.
Anglia, e cila tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror, do të luajë kundër Serbisë më 13 nëntor, ndërsa pas tre ditëve do të përballet me Shqipërinë në Tiranë. bsh/
Foto: EPA