BE-ja i hoqi sanksionet për Kosovën dhe e zhbllokoi ndihmën financiare
- – Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i heqë sanksionet e vendosura për Kosovën në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të vendit dhe do ta zhbllokojë ndihmën financiare, konfirmoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i heqë sanksionet e vendosura për Kosovën në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të vendit dhe do ta zhbllokojë ndihmën financiare, konfirmoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Masat ndëshkuese ishin sjellë pas tensioneve në komunat me shumicë popullatë serbe. Masat përfshinin pezullimin e vizitave të zyrtarëve të Kosovës në institucionet e BE-së dhe ndërprerjen e një pjese të madhe të ndihmës ekonomike.
“Lajme të mira për Kosovën”, njoftoi Fon der Lajen në rrjetin social Iks. “Planifikojmë 216 milionë euro (rreth 227 milionë dollarë) ndihmë financiare dhe kemi për qëllim të lirojmë 205 milionë euro shtesë (rreth 216 milionë dollarë) në fillim të vitit të ardhshëm”.
Vendimi për heqjen e masave vjen pasi kryetarët serbë e morën detyrën pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor. Ky është hap i rëndësishëm para zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, të caktuara më 28 dhjetor, të cilat janë shpallur për shkak të dështimit që të formohet qeveria pas ciklit paraprak të zgjedhjeve në shkurt.
BE-ja përsëriti se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kusht kyç për përparimin e tyre drejt anëtarësimit në Union. fc/
Foto: Arkivi