Bazar diplomatik humanitar me rastin e Ditës botërore të fëmijës
- Me rastin e Ditës botërore të fëmijës, sot në hotelin Meriot në Shkup do të mbahet Bazar diplomatik humanitar nën patronatin e ambasadorit të Republikës së Austrisë, Martin Pamer.
Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore të fëmijës, sot në hotelin Meriot në Shkup do të mbahet Bazar diplomatik humanitar nën patronatin e ambasadorit të Republikës së Austrisë, Martin Pamer.
Mjetet e grumbulluara në ngjarje do të dedikohen për përmirësim të kushteve higjienike nl dy shkolla fillore, për të gjithë nxënësit, përfshirë edhe fëmijët me pengesa.
Në bazar do të marrin pjesë ambasada të shumta, qendra kulturore dhe institucione të cilat do të promovojnë prodhime autentike, shije dhe tradita nga vendet e tyre. Mes tyre janë Ambasadat e Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Turqisë, Japonisë, Kinës, si dhe Delegacioni i BE-së dhe Instituti Konfuçi.
Për vizitorët më të rinj është përgatitur program muzikor për fëmijë, ndërsa mysafirët do të mund të blejnë biletë prej 200 denarëve dhe të marrin pjesë në lojën shpërblyese ku mund të fitohet biletë aeroplani për në Stamboll me Turkish Airlines, qëndrim në dhomë luksoze në hotelin LIMAK me darkë nën qirin për dy persona, printer 3D, orë dizajnuese nga brendi i Maqedonisë dhe Austrisë dhe shumë befasi të tjera.
Hyrja është pa pagesë, ndërsa organizuesit u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkangjiten dhe të kontribuojnë për krijim të kushteve më të mira për fëmijët. ab/
Foto: МIА