Barcelona po kthehet në "Kamp Nou"
- Barcelona edhe zyrtarisht e konfirmoi kthimin në stadiumin e saj "Kamp Nou". Kjo do të bëhet në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligës kundër Atletik Bilbaos. Biletat për këtë ndeshje tashmë janë në shitje.
Barcelonë, 17 nëntor 2025 (MIA) - Barcelona edhe zyrtarisht e konfirmoi kthimin në stadiumin e saj "Kamp Nou". Kjo do të bëhet në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligës kundër Atletik Bilbaos. Biletat për këtë ndeshje tashmë janë në shitje.
Stadiumi tani ka kapacitet të kufizuar prej 45.401 vendeve, ndërsa klubi ende nuk i ka të gjitha licencat e nevojshme. Me rinovimin e plotë të stadiumit, kapaciteti do të jetë 105.000 veta.
Rinovimi i stadiumit filloi në korrik të vitit 2023, ndërsa Barcelona ndeshjet e veta i ka luajtur në "Monzhuik" dhe në stadiumin "Johan Krojf". Në klub kanë plan që ndeshja e ardhshme nga Liga e Kampionëve, kur janë nikoqirë më 9 dhjetor të Ajntrahtit të Frakfurtit, të luhet në "Kamp Nou" bsh/
Foto: EPA