• петок, 05 декември 2025

Barcelona kërkon ulje të pagës së Rashford në këmbim të një marrëveshjeje të përhershme

Barcelona kërkon ulje të pagës së Rashford në këmbim të një marrëveshjeje të përhershme

Barcelonë, ​​3 nëntor 2025 (MIA) - Barcelona vazhdon negociatat për nënshkrimin e huasë me sulmuesin e Mançester junajted, Markus Rashford, me marrëveshje të përhershme.

Sipas "Diario Sport", klubi spanjoll do të donte që 28-vjeçari anglez të pranonte një ulje page, aktualisht rreth 370,000 euro në javë. Në këmbim, ata do t'i ofronin atij një kontratë afatgjatë.

Marrëveshja e huasë është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.

Në sezonin 2025/26, sulmuesi shënoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime në 14 ndeshje.

"Transfemarkt" e vlerëson vlerën transferuese të lojtarit në 40 milionë euro. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан