Barcelona kundër Ajntrahtit të Frankfurtit në Ligën e Kampionëve do të luajë në stadiumin e rinovuar "Kamp Nou"
- Barcelona publikoi se ndeshja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Ajntraht Frankfurtit, e caktuar për 9 dhjetor, do të luhet në stadiumin "Kamp Nou".
Barcelonë, 19 nëntor 2025 (MIA) - Barcelona publikoi se ndeshja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Ajntraht Frankfurtit, e caktuar për 9 dhjetor, do të luhet në stadiumin "Kamp Nou".
Vendiimi është marrë pas marrjes së licensës së parë, e cila parashikon rritje të kapacitetit të stadiumit.
Klubi do të fillojë me shitjen e biletave gjatë ditëve të ardhshme.
Paraprakisht, katalonasit njoftuan se "Kamp Nou" do të jetë nikoqir i ndeshjes së tyre në xhiron e 13-të të La Ligës kundër Atletiko Bilbaos. Ndeshja do të luhet më 22 nëntor.
Gjatë rinovimit të "Kamp Nou", i cili filloi në verën e vitit 2023, ekipi katalonas i ka luajtur ndeshjet e tij në Stadiumin olimpik në Barcelonë. bsh/
Foto: EPA