Barcelona finalisti i parë në Superkupën spanjolle
- Barcelona e ka mundur Atletik Bilbaon me rezultatin 5:0 në gjysmëfinalen e parë të Superkupës spanjolle.
Xheda, 8 janar 2026 (MIA) - Barcelona e ka mundur Atletik Bilbaon me rezultatin 5:0 në gjysmëfinalen e parë të Superkupës spanjolle.
Ndeshja është luajtur mbrëmë në Xheda, Arabia Saudite.
Rafinja shënoi dy gola (minutat e 38-të dhe 52-të), ndërsa Feran Tores (22), Fermin Lopez (30) dhe Runi Bargi (34) shënuan nga një gol.
Në gjysmëfinalen e dytë do të luajnë Reali i Madridit dhe Atletiko Madridi. Ndeshja do të luhet sonte në ora 20, po ashtu në Xheda. bsh/
Foto: EPA