Bajerni me protestë drejt UEFA-së për shkak të aksioneve të policisë së Parisit para ndeshjes kundër PSZH-së
- Bajern Munih dërgoi protestë në UEFA për shkak të urdhrit të policisë së Parisit para ndeshjes së Ligës së kampionëve kundër PSZH-së, kumtoi shërbimi për shtyp i klubit nga Munihu.
Paris, 4 nëntor 2025 (MIA) - Bajern Munih dërgoi protestë në UEFA për shkak të urdhrit të policisë së Parisit para ndeshjes së Ligës së kampionëve kundër PSZH-së, kumtoi shërbimi për shtyp i klubit nga Munihu.
"Urdhri i përgjithshëm vlen për të gjithë autobusët me tifozë dhe cekë se ata duhet të mblidhen në parking me pagesë jashtë qytetat para ndeshjes. Gjithashtu, mes tjerash, parasheh se të gjithë tifozët e tjerë të bajernit duhet të udhëtojnë drejt stadiumit vetëm me transport publik. Pas ndeshjes, të gjithë duhet të kthehen në transportin e vet origjinal. Më pas, autobusët do të duhet të shoqërohen nga policia e qytetit", thuhet në kumtesë.
Bajern Munihu theksoi se afati i shkurtë kohor për këtë vendim është i papranueshëm dhe se nuk ka ndryshim në situatën me rrezikun për tifozët e Munihut. Klubi nga Munihu, gjithashtu, deklaroi se PSZH i ka dhënë mbështetje ankesës drejt UEFA-së.
Në vitin 2023, gjatë ndeshjes në të tetën e finales së Ligës së kampionëve mes dy ekipeve, tifozët e klubit parisien sulmuan një tifoz të Bajernit.
Ndeshja PSZH - Bajern do të luhet në Paris sonte me fillim prej orës 21. ab/
Fotо: ЕPА