Babai i Ilon Mask ka folur për djalin e tij si njeri familjar
- Babai i Ilon Mask, Eroll ishte mysafir në emisionin "Uajd auejk" (Wide Awake), vetëm dy ditë pasi influenserja Eshli Sent Kler kumtoi se miliarderit i ka lindur fëmija e 13-të. I ftuari foli për atësinë e djalit të tij dhe për tragjedinë e madhe familjare në vitin 2002, kur Ilonit i ka vdekur djali Nevad, kur ishte vetëm nëntë javë.

Pretoria, 20 shkurt 2025 (MIA) - Babai i Ilon Mask, Eroll ishte mysafir në emisionin "Uajd auejk" (Wide Awake), vetëm dy ditë pasi influenserja Eshli Sent Kler kumtoi se miliarderit i ka lindur fëmija e 13-të. I ftuari foli për atësinë e djalit të tij dhe për tragjedinë e madhe familjare në vitin 2002, kur Ilonit i ka vdekur djali Nevad, kur ishte vetëm nëntë javë.
"Ai nuk ishte një baba i mirë. Fëmija i parë kaloi shumë kohë me dado dhe vdiq nën kujdesin e tyre. Ilon do të më mbys për atë që flas, por ky është mendimi im. Kjo nuk është mirë. Ishin shumë të pasur... Shumë dado", tha Eroll.
Ai pohon se fëmijët e tjerë të Maskut nga martesa e tij e parë me Xhastin Uilson: Grifin, Vivien, Kaj, Sakson dhe Demijan - secili kishte dadot e veta.
"Kur u ndanë (me gruan), kishin gjashtë dado nga kjo anë dhe gjashtë nga ana tjetër. Një situatë shumë e çuditshme", theksoi Mask më i vjetri, i cili ka lindur dhe jeton në Afrikën e Jugut.
I pyetur nëse kjo do të thoshte se Ilon nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë me fëmijët, Erol e konfirmoi.
Intervista tërhoqi shumë kritika në internet. Nga ana tjetër, shumë kujtojnë të shkuarën e kontraverze të Eroll Maskut, i cili u martua me vajzën e ish partneres së tij. rq/bsh/
Foto: Fejsbuk