• недела, 01 февруари 2026

Azar i sigurt se Mbape do ta fitojë "Topin e Artë"

Azar i sigurt se Mbape do ta fitojë

Madrid, 25 janar 2026 (MIA) - Ish-lojtari i Real Madridit dhe kombëtares belge, Eden Hazard, beson se ylli i klubit spanjoll, Kilian Mbappe, do ta fitojë "Topin e Artë".

"Kilian do të duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe titullin spanjoll, si dhe të shkojë sa më larg me Francën në Kupën e Botës që vijon. Nuk shqetësohem fare për të - ai do ta fitojë edhe "Topin e Artë", deklaroi sot për mediat spanjolle Hazard, i cili e mbajti fanellën e Real Madridit nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Francezi Mbape po luan sezonin e tij të dytë në klubin evropian 15-të herë kampion. Mbrëmë vonë, Klubi Mbretëror fitoi 2-0 kundër Vilarealit, ndërsa Mbape ishte golashënues i dyfishtë.mb/

FOTO: EPA



Остани поврзан