Autoritetet turke arrestojnë 170 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
- Policia turke kundër terrorizmit në dy javët e fundit ka arrestuar gjithsej 170 të dyshuar në lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik, informoi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.
Ankara, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Policia turke kundër terrorizmit në dy javët e fundit ka arrestuar gjithsej 170 të dyshuar në lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik, informoi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.
Ai në rrjetet sociale informoi se të dyshuarit janë arrestuar për aktivitete të mëparshme në kuadër të Shtetit Islamik, si dhe për financim të asaj organizate.
Jerlikaja deklaroi se operacioni dhe arrestimet u kryen në 32 provinca, në koordinim me prokurorinë publike, Drejtorinë e përgjithshme të inteligjencës dhe Agjencinë kombëtare të inteligjencës, bën të ditur Anadollu.
"Vazhdojmë me operacionin, 365 ditë gjatë vitit me qëllim të sigurojmë paqe dhe stabilitet në çdo rajon të vendit tonë", theksoi ministri turk.
Foto: arkiv dhe MIA-s