Australia do t'u mundësojë qytetarëve tre orë energji solare falas
- Ministri australian i Energjetikës, Kris Boven paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të aktivizitohet programi për mbrojtje të energjisë, me të cilën familjet, madje edhe ato pa panele solare do të kenë të paktën tre orë energji solare falas.
Kanberrë, 4 nëntor 2025 (MIA) - Ministri australian i Energjetikës, Kris Boven paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të aktivizitohet programi për mbrojtje të energjisë, me të cilën familjet, madje edhe ato pa panele solare do të kenë të paktën tre orë energji solare falas.
Program "Solar Sherer" (Solar Sharer) do të vendoset në shtetet federale Uellsi i Ri Jugor Kuinslend.
Programi do të jetë gjithashtu i disponueshëm për qiramarrësit në ndërtesa që nuk kanë panelet e tyre diellore, me kusht që ata të kenë një matës inteligjent dhe ta përshtatin konsumin e tyre të energjisë në mes të ditës, kur mund të përdorin energji elektrike falas ose të karikojnë automjetet elektrike.
Në Australi, rreth katër milionë familje tashmë kanë panele diellore. Australia vendosi një objektiv në vitin 2022 për të gjeneruar 82 për qind të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme deri në vitin 2030, me një ulje ligjërisht të detyrueshme të emetimeve të gazrave serrë prej 43 për qind krahasuar me nivelet e vitit 2005. mb/
Foto: MIA