• недела, 11 јануари 2026

ASH: Lagjet "Sahati", "Pitarnica" dhe "Hekurudha" me Gostivarin n’zemër

ASH: Lagjet

Gostivar, 7 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 11 janarit, përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilluan takime me banorët e lagjeve "Sahati", "Pitarnica" dhe "Hekurudha" në Gostivar, qëndron në kumtesën e ASH-së të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Në këto takime, kandidati për kryetar komune Valbon Limani prezantoi orientimet kryesore të programit katërvjeçar, me fokus në zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike në këto lagje dhe në gjithë qytetin.

Në bashkëbisedimet me qytetarët ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit Valdet Xhaferi, kryetari i ASH-së Arben Taravari, deputeti i AKI-së Halil Snopçe, si dhe strukturat dhe shtabet zgjedhore.

Banorët e lagjeve shprehën interes dhe mbështetje për konceptin e vazhdimësisë qeverisëse nga Valbon Limani, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 janarit për drejtimin e ardhshëm të Komunës së Gostivarit. Ata u zotuan për mbështetje të fuqishme, me synim konfirmimin e fitores dhe vazhdimin e projekteve zhvillimore për qytetin.

Foto: Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar

 

Остани поврзан