• недела, 11 јануари 2026

Arsenali dhe Liverpulli luajtën baraz pa gola në derbin e xhiros së 21-të në Premier Ligë

Arsenali dhe Liverpulli luajtën baraz pa gola në derbin e xhiros së 21-të në Premier Ligë

Londër, 9 janar 2026 (MIA) - Ndeshja e fundit e xhiros së 21-të të Premier Ligës, e luajtur mbrëmë mes Arsenalit dhe Liverpullit përfundoi pa gola. Adhuruesit e futbollit kanë pritur më tepër nga lideri Arsenali dhe kampioni aktual Liverpulli.

Nikoqirët e mbanin kontrolin në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa mysafirët nga Liverpulli ishin më konkretë në pjesën e dytë të ndeshjes. Rastin më të mirë e pati mbrojtësi i Liverpullit, Konor Bredli, i cili në minutën e 27-të e qëlloi traversën. Lojtari i njëjtë në minutën e fundit u lëndua dhe ishte i detyruar të largohet para përfundimit të ndeshjes.

Arsenali është lider me 49 pikë, gjashtë më tepër se Mançester Siti dhe Aston Villa, ndërsa Liverpulli është në vendin e katërt me 35 pikë.

Prej sonte e deri të hënën në Angli do të luhen ndeshjet në kuadër të Kupës FA. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан