• петок, 05 декември 2025

Armata pakistaneze eleminoi 23 rebelë në kufirin me Afganistanin

Armata pakistaneze eleminoi 23 rebelë në kufirin me Afganistanin

Islamabad, 20 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën 23 rebelë janë vrarë në dy operacione ushtarake që u zhvilluan dje përgjatë kufirit me Afganistanin, njoftoi sot ushtria pakistaneze. 

Rebelët e vrarë janë talebanë pakistanezë. 

Operacionet u zhvilluan në rajonin malor të Hajber Pahtunhva, në kufi me Afganistanin, një javë pas sulmit vetëvrasës me bombë në Islamabad, ku vdiqën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin e mori një fraksion i talebanëve pakistanezë, ndërsa sulmi ishte orkestruar nga Afganistani. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан