• сабота, 22 февруари 2025

Armata izraelite bëri të ditur se do të qëndrojë në Liban edhe pse duhet të tërhiqet

Armata izraelite bëri të ditur se do të qëndrojë në Liban edhe pse duhet të tërhiqet

 Jerusalem, 17 shkurt 2025 (MIA) - Ushtria izraelite sot njoftoi se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë lokacione strategjike në jug të Libanit afër kufirit pas afatit të nesërm për tërheqjen e tyre të përcaktuar në marrëveshjen e paqes me grupin militant Hezbollah.

Qeveria libaneze dhe Hezbollahu janë kundër çdo vonese në tërheqjen, e cila tashmë është shtyrë në tri javë. 

Një dron izraelit goditi një makinë në qytetin jugor libanez të Sidonit sot në sulmin më të thellë në territorin libanez që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit. 

 Izraeli bëri të ditur se objektivi ka qenë Muhamad Shahin, shef i operacioneve palestineze të Hamasit në Liban.

Zëdhënësi i armatës, nënkoloneli Nadav Shoshani tha se pesë lokacionet ku po qëndrojnë ushtarët përfaqësojnë pozicione nga të cilat vendbanimet në Izraelin verior mund të shihen përtej kufirit. Ai tha se "masa e përkohshme" ishte miratuar nga organi i udhëhequr nga SHBA që mbikëqyr armëpushimin. 

"Izraeli është i përkushtuar për zbatimin e armëpushimit në mënyrën e duhur, gradualisht dhe në një mënyrë që ruan sigurinë e civilëve izraelitë", tha ai.

Sipas marrëveshjes, forcat izraelite do të tërhiqen nga një zonë tampon në Libanin jugor, e cila më pas do të patrullohet nga armata libaneze dhe paqeruajtësit e KB-së. 

Armëpushimi është mbajtur që kur hyri në fuqi në fund të nëntorit, edhe pse Izraeli dhe Libani kanë shkëmbyer akuza për shkeljen e tij. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 
 

 

 

 

 

Остани поврзан