Armata e Venezuelës fillon stërvitje në përmasa të mëdha si përgjigje të pranisë ushtarake amerikane në Karaibe
- Venezuela ka mobilizuar pothujase 200.000 ushtarë për një stërvitje dyditore që synon përmirësimin e gatishmërisë së forcave të armatosura në përgjigje të "kërcënimit imperialist" që paraqet prania ushtarake amerikane në Karaibe, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, i cituar nga DPA.
Karakas, 12 nëntor 2025 (MIA) - Venezuela ka mobilizuar pothujase 200.000 ushtarë për një stërvitje dyditore që synon përmirësimin e gatishmërisë së forcave të armatosura në përgjigje të "kërcënimit imperialist" që paraqet prania ushtarake amerikane në Karaibe, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, i cituar nga DPA.
Padrino theksoi se të gjitha degët e ushtrisë, si dhe anëtarët e milicive paraushtarake, po marrin pjesë në stërvitje.
Ai e përshkroi praninë amerikane në Karaibe si një "sulm mizor ndaj paqes dhe sovranitetit" jo vetëm të Venezuelës, por edhe të të gjithë rajonit.
Ministri theksoi se stërvitja do të synojë gjithashtu tregtinë e drogës dhe grupet terroriste. Është pjesë e të ashtuquajturit Plani i "Pavarësisë 200", një iniciativë kombëtare mbrojtëse e nisur nga presidenti autoritar i Venezuelës, Nikolas Maduro, në shtator, pasi SHBA filluan të rrisin praninë e tyre ushtarake në ujërat pranë Amerikës së Jugut.
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald Ford, ka mbërritur në rajon, bëri të ditur marina amerikane, pa zbuluar vendndodhjen e saj të saktë.
Uashingtoni thotë se prania e saj ushtarake synon luftimin e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe mbrojtjen e SHBA-së nga trregu i drogës.
SHBA ka kryer sulme të shumta ajrore ndaj motoskafëve pranë Venezuelës në muajt e fundit, dhe administrata Tramp deklaroi thënë se ata kishin në shënjestër operacionet e trafikimit të drogës.
Rritja e tensioneve me Venezuelën ka nxitur spekulime rreth motiveve më të gjera për vendosjen e udshtrisë, duke përfshirë kundërshtimin e sundimit të Maduros.
Foto: Arkivi i MIA-s